... Nami.al

Ndërron jetë foshnja që u gjet i braktisur në bodrumin e pallatit në Yzberisht

Fatkeqësisht paraditen e sotme ndërroi jetë në maternitet foshnja që dje u gjet e braktisur në një bodrum në një pallat në Yzberisht, Tiranë.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, foshnja ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve.

Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi nënën, Eglanta Isufi. 30-vjeçarja akuzohet për braktisje të fëmijës së mitur.