...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në SPAK. Burime bëjnë me dije se ka disa çështje të hapura për Metën, siç është ajo për CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK.
Ish-presidenti ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK. Meta ka thënë se është thjesht një telenovelë.
“Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta.