...
Stuhia e furishme ka përfshirë sot Shqipërinë, ku reshjet e shiut kanë përmbytur qytetet e vendit.
Problematike mbetet situata në Tiranë, ku sgumë nga rrugët e kryeqytetit janë përmbytur nga uji, gjë e cila po bën problematike vështirësinë e automjeteve në qarkullim.
Gjithashtu në disa zona mësohet se është ndërprerë energjia elektrike. Ndërkohë që lumi Lana rrezikohet të dalë nga shtrati.
Zonat më problematike pritet të jenë Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Tirana. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.
Sipas meteorologëve, ky është kodi i kuq, pasi do ketë edhe përmbytje, për shkak të stuhisë e cila ka prekur të gjithë europën.