...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar para pak çastesh masën e sigurisë “arrest në burg” për Jamarbër Malltezin.
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Jamarbër Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pas kërkesës së SPAK dhe urdhër arrestit të miratuar nga GJKKO.
Sot, Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie. Jamarbër Malltezi kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë, ndërsa avokatët e tij pretenduan se nuk ka vepër penale.
Por trupa gjykuese nuk i mori parasysh këto kërkesa. Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u la në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.