... Nami.al

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Raportohet se është zhvilluar një mbledhje në AMP, ku Veliu ka njoftuar tërheqjen e tij nga detyra e drejtuesit.

Veliu u emërua në këtë post në shtator të vitit 2022.

Më parë, Veiu ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.