... Nami.al

Ndizen 2 vatra zjarri gjatë natës në Llogara, era ndihmon flakët

Dy vatra zjarri janë ndezur gjatë natës në Llogara.

Mësohet se dy vatrat e zjarrit janë ndezur pranë hedhjes së mbeturinave në Llogara.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por flakët po ndihmohen nga era.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.