...
Gjiganti holandez, Ajax para pak çastesh ka konfirmuar se legjenda e klubit dhe e Manchester United, Edwin van der Sar ka pësuar hemorragji cerebrale.
Rasti në fjalë ndodhi gjatë kohës kur Van der Sar ishte në pushime me familjen e tij në Split të Kroacisë, raporton KosovaPress.
Ai është transportuar menjëherë në spital me helikopter dhe momentalisht gjendet në repartin e kujdesit intensiv.
“Të premten, Edwin van der Sar ka pasur hemorragji cerebrale. Ai momentalisht gjendet në spital në kujdesin intensiv dhe është në gjendje stabile”, shkruhej në komunikatën e Ajaxit.