... Nami.al

Sherr për biznesin e guroreve, goditen me sende të forta dy persona në Krujë, njëri në gjendje të réndë

Një konflikt verbal ka degjeneruar deri në përdorimin e dhunës në Krujë. Ngjarja ndodhi në fshatin Borizanë.

Mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sakaq, raportohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë.