... Nami.al

Tritoli “zgjon” Shkodrën, shpërthim në garazhin e një banese

Një sasi eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një banese në Shkodër.

Nga informacionet e para të policisë mësohet se ngjarja u shënua në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.