... Nami.al

Priten sërish tensione?! Policia rikthehet në MEK, kontrolle që prej mbrëmjes së djeshme

9 ditë pas aksionit me urdhër të SPAK në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit, policia është rikthyer sërish në këtë kamp.

Burimet bëjnë me dije se prezenca e policisë në kampin Ashraf 3 ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes.

Efektivët e policisë kanë kryer disa kontrolle në hyrje të kampit kryesisht të makinave që hynë dhe dalin në rezidencën e muxhahedinëve.

Në portën hyrëse janë vendosur disa makina policie ndërsa masat mësohet se kanë ardhur për të shtuar sigurinë në këtë kamp. Deri në këto momente nuk ka pasur persona të shoqëruar.

Kujtojmë se pas aksionit të 9 ditëve me parë policia sekuestroi një sasi të madhe kompjuterësh dhe laptopësh.