...
Publikohen momentet e ndalimit të ish-kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Ai u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë. Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër arrestin ndaj Gjicit, i cili është ekzekutuar pasditen e sotme.
Ai është arrestuar në Tiranë, në një lokal, pranë banesës së tij. Vetëm një javë më parë, doli një video ku shfaqet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Pas aktit ata flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe Gjici autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e bashkisë së Kukësit.
Menjëherë pas publikimit të skandalit, Gjici dha dorëheqjen nga posti i tij.