... Nami.al

I riu humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

Pronari i fasonerisë në Thumanë, ku ditën e djeshme humbi jetën një punonjës 33-vjeçar, është arrestuar nga policia. I riu është prerë aksidentalisht pasi u godit nga një tranxhe. Blutë njoftojnë se arrestuan shtetasin F. Kalesha, 48 vjeç, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë.

Është e paqartë si ka ndodhur ngjarja, kjo pasi tranxha është një pajisje që peshon rreth 2 tonë dhe nuk ka asnjë mundësi që të godasë personin që e përdor. Ndërkohë mësohet se fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur dhe viktima banonte vetëm pak metra larg fasonerisë.

“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. D., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje fillimisht policia.