...
Këto janë pamjet nga lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave i cili u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se biznesi i regjistruar në emër të babait të Noizy-it, Bashkim Rajku ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nuk është hera e parë që bizneset në pronësi të familjes Rajku në Durrës dëmtohen, jo më larg se para disa muajsh një prej dyqaneve të Noizyt iu vendos një sasi eksplozivi./Dosja.al