... Nami.al

E rëndë në Durrës, bie nga kati i 6 i hotelit, ndërron jetë turistja polake

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Një turiste polake, 55 vjeç, ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronte, duke humbur jetën.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota.