... Nami.al

Tjetër lëvizje pas arrestimeve në MSH, thirret në SPAK Silva Bino

Silva Bino është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk dihet në çfarë cilësie është thirrur.

Bino ka mbajtur pozicione të ndryshme në sistemin e shëndetësisë, përfshirë edhe kreun e Institutit të Shëndetit Publik.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro nën akuzën e korrupsionit.

Bino është parë të ngjisë shkallët e prokurorisë së posaccme e vetme, e pashoqëruar nga avokati i saj.