... Nami.al

Panik në Vlorë, nënë e bijë hipin në tarracën e pallatit dhe kërcënojnë të hidhen, kundërshtojnë aksionin e IKMT për prishjen e banesës

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës në Vlorë për të shumbur një godinë dy-katëshe.

Në këtë ndërtes jetonin 7 familje ku disa prej tyre kanë pranuar vlerën e shpronësimit. Vetëm Tatiana Hoxhaj që jetonin bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk e pranon vlerën që i është dhënë.

Ajo së bashku me vajzën e saj ka hipur në tarracën e pallatit dhe kundërshton të dali nga banesa duke u shprehur se do të kundërshtoj më të gjithë forcën që ajo ka.

Policia ka shtuar forcat e saj, të cilët kanë rrethuar zonën, ndërsa zonja vazhdon të qëndrojë në tarracë.

Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe në 2017 e ka kaluar në emrin saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt.