... Nami.al

Beleri në burg, Greqia vijon lëvizjet, ministri i Jashtëm grek do të takohet me Xhaçkën në Oslo

Ministri i Jashtëm Vassilis Kaskarelis pritet të ketë një takim me Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për të diskutuar çështjen e lirimit të Fredi Belerit.

Në të njëjtën kohë, siç bëjnë të ditur të njëjtat burime, ministri i Jashtëm grek është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadoren greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, për t’u informuar vazhdimisht, ndërsa njëkohësisht jepen udhëzimet e duhura për trajtimin e rasti në fjalë.

Vihet re se, pas udhëzimeve përkatëse, ambasadori i Greqisë është takuar së fundmi me të dy dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit dhe avokatët e tyre.