...
Mjeti me të cilin kanë udhëtuar gazetarët e Neës24 dhe Panorama tv në Leposaviç të Kosovës është sulmuar nga persona të panjohur.
Drejtuesi i mjetit në një intervistë për televionet tha se ishte duke qëndruar pranë makinës kur u afruan rreth 10 persona të maskuar me gurë në duar dhe kanë nisur të godasin makinën.
Pavarësisht thirrjeve të drejtuesit të mjetit që ishte në makinë në momentin e sulmit, ata nuk kanë ndaluar deri sa kanë thyer xhamin e makinës.
Ditët e fundit në veri të Kosovës janë sulmuar grupet e xhirimit të disa mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës nga persona të maskuar. Një pjesë e tyre janë identifikuar si banorë të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, ndërsa një pjesë tjetër janë grupe kriminale të ardhur nga Serbia.
Situata është përkeqësuar pasi krerët e zgjedhur të komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, pasi Lista serbe refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e 23 Prillit.