...
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:10 në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj. 2 automjete janë përplasur e për pasojë, janë dëmtuar 3 qytetare, të cilat u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës dhe ku njera prej tyre nderroi jete nga plaget e renda.
Një mjet “Benz” ngjyrë të bardhë është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip “Volkëasgen caddy”. Si pasojë e përplasjes është përmbysur në anë të rrugës mjeti Volkswagen.
Ende nuk dihen shkaqet e që sollën këtë aksident, por ajo që mund të themi është se pamjet e automjeteve të përplasura janë tronditëse. Makina tip Vokswagen pas përplasejes me “Benzin” është përmbysur në anë të rrugës, ndërsa të dyja makinat janë komplet të shkatërruara.