... Nami.al

Rrëzohet një avion luftarak F-18 në Spanjë, pamjet nga momenti dramatik (VIDEO)

Një avion luftarak spanjoll F-18 është rrëzuar gjatë ditës së sotme në Zaragoza të Spanjës.

Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e rrëzimit të avionit, të cilat janë vërtetë shokuese.

 

 

Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit dhe rrëzohet.

Sipas mediave të huaja, siç shihet nga pamjet, menjëherë pas rrëzimit në tokë, F-18 me dy motorë i Forcave Ajrore Spanjolle është përfshirë nga flakët. Piloti vendosi sistemin automatik të daljes përpara se F-18 të rrëzohej. Piloti i avionit luftarak është dërguar për trajtim mjekësor në spital, pasi sipas informacioneve të para ka lëndime të rënda në këmbë.