... Nami.al

Tmerr në burgun grek, sherr me thika mes dy shqiptarëve, plagoset njëri prej tyre

Dy shqiptarë janë konfliktuar në një burg në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase.

Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.