... Nami.al

Qëllohet me breshëri plumbash drejt mjetit të ish-deputetit të PS, autori largohet me “Benz”

Një i ri në Fushë-Kuqe është vënë në prangat e policisë pasi ka shtënë drejt mjetit të ish deputetit të PS, Armando Prenga në Fushë-Kuqe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit.

Fatmirësisht nga sulmi nuk ka të lënduar ndërsa 29-vjeçari u largua me automjetin “Benz”.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.- thuhet në njoftimin e policisë.