...
Shqiptaret duket se me ne fund e kane kuptuar se dyshja e korrupsionit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, e duan pushtetin vetem per interesat e tyre dhe per te vazhdiae te pasurohen me tej.
Zgjedhjet e 14 majit e deshmuan qarte kete, ku shqiptaret i dhane goditjen fatale kesaj dysheje te etur per pushtet, qe edhe pas 33 vitesh demokraci kerkojne me ngulm pushtet, per te shkaterruar me tej vendin, por tashme edhe per te mbrojtir veten e tyre nga kthetrat e drejtesise.
Me dosje te nxehta ne duart e SPAK, “kokat” e korrupsionit ne Shqiperi nuk kane me ne shpetim. Ashtu si ne zgjedhjet lokale, ata do te refuzohen fuqishem nga shqiptaret edhe ne zgjedhjet parlamentare, edhe pse beteja e tyre per pushtet do te vazhdoje.
Ndonese sot duhet te dilte dhe te jepte doreheqjen, Sali Berisha i shpallur non grata nga nderkombetaret e refuzoi nje gje te tille para shqiptareve.
Ai tha sot se nuk do te jape doreheqjen, por do vijoje betejen per pushtet, beteje qe nuk do ta fitoje dot kurre me.
Qendrimi i tij vetem sa do te shkaterroje me tej Partine Demokratike, e cila nese ne keto zgjedhje ishte e ndare ne dysh, zgjedhjet e ardhshme duket se do ta gjejne ate cope e therrime…