... Nami.al

Gjendet një trup i dekompozuar në mes të Tiranës, policia dyshon për…

Gjendet një trup i dekompozuar afër Urës së Tabakëve. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:55 në një grumbull shkurresh. Policia dyshon se bëhet fjalë për një endacak.

“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.