...
E moshuara e cila mbeti e bllokuar brenda në një banesë në Kuçovë pas shpërthimit të bombolës së gazit, është nxjerrë pa shenja jete nga shërbimet zjarrfikëse.
Ndërkohë bashkëshorti i saj, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që si pasojë e shërbimit banesa ka pësuar dëme të mëdha.
Njoftimi i policise
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrfikëses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.