... Nami.al

Gafa e ministres së Ramës, nuk njeh as zonën ku bën fushatën, ja çfarë thotë për stadiumin e degraduar

Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro, duket se nuk ka informacionet e duhura as mbi vendet ku po zhvillon fushatën zgjedhore për subjektin e saj politik. Ndalesa e radhës e ministres sot ishte në Gjirokastër, në një takim me ish-sportistë të klubit të Luftëtarit.

Ajo e ka cilësuar “pikëtakim i shumë emocioneve” stadiumin e Gjirokastrës në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se tashmë ishte një impiant tërësisht i rikonstruktuar dhe duke vazhduar me premtime për rikonstruksione të impianteve të tjera sportive në qytetin e Gjirokastrës si Pallatin e Sportit.

Asgjë anormale në kohë fushate, po të mos ishte fakti se takimi i sotëm u bë në fushat stërvitore të ekipit të futbollit dhe jo në stadiumin e Gjirokastrës. Ky i fundit është degraduan në mënyrë të tejskajshme dhe ka nevojë urgjente që të vihet dorë në të.

Krejt e kundërta e asaj që trumbeton ministrja Kumbaro në postimin e saj elektoral.