... Nami.al

“Ça ke që sheh?” Mourinho kapet me presidentin e Lazios pas humbjes së derbit të kryeqytetit

Derbi i kryeqytetit të Italisë u mbyll me fitoren e Lazios me shifrat 1-0, teksa tensioni dhe polemikat kanë vazhduar edhe pas ndeshjes, ku mësohet se protagonistë janë bërë presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Fillimisht mësohet se në dhomat e zhveshjes ka pasur një zënkë të Mancinit me Luis Alberton dhe Romagnolin. Në këtë moment ka qenë prezent presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili u përpoq të ulte gjakrat. Por situata agravon edhe më keq kur në dhomat e zhveshjes futet Mourinho.

“Pse sheh?”, i drejtohet Mourinho Lotitos. “Po ti kush je? Ti pse sheh? Unë jam presidenti i Lazios, ti kush je? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këtu”, iu përgjigj Lotito portugezit.

Gjatë debatit ndërhyri drejtori i Romës, Pinto, i cili mori më vete Mourinhon. Tekniku portugez mund të përballet me ndonjë gjobë pasi u gjend në dhomat e zhveshjes në një kohë kur ishte i skualifikuar. Mourinho vazhdon të jetë polemizues dhe duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë.