... Nami.al

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë pas sherrit për një femër në Greqi

Zbulohet identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë në një lokal në Greqi. Mediat greke shkruajnë se i riu që u vra pas sherrit për një femër, është Visar Dakrama, 34 vjeç nga Vlora.

Autori i krimit është një grek 35-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas informacioneve paraprake, greku ishte përleshur me shqiptarin në lidhje me një femër. Fillimishte greku e kishte kërcënuar shqiptari me thikë.

Pas përleshjes, greku kishte shkuar në shtëpi, kishte marrë një pushkë dhe ishte rikthyer në lokal duke qëlluar dhe vrarë shqiptarin.

35-vjeçari grek është arrestuar, por mediat shkruajnë se ai është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit. Shkaku i sherrit mësohet se ka qenë fakti se shqiptari ka ngacmuar një femër që ishte në shoqërinë e grekut.