...
Gerard Pique është padyshim një nga njerëzit më të përfolur në Spanjë për jetën e tij private për shkak të ndarjes me këngëtaren shumë të njohur, Shakira.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës e ka gjetur shpejt partneren e re dhe ajo Clara Chia, një modele. Çifti ka qenë mjaft i përfolur në ditët e fundit dhe në qendër të kritikave, më së shumti nga fansat e Shakirës.
Kjo ndodh, sepse përflitet se Pique e ka tradhtuar Shakirën pikërisht me të renë. Së fundmi po qarkullon në rrjet një video, ku e reja përplaset me një shtyllë, pasi po mundohej t’i fshihej ndjekjes nga kamerat.
Më pas Pique bën shaka me të dashurën e tij, ndërkohë që gazetari e ndjek dhe i bën pyetje për një kohë të gjatë, derisa Pique dhe e dashura e tij futen në një ambient qendre tregtare.