... Nami.al

Lihen të lirë mjekët që i abortuan fëmijën 34-vjeçares në Elbasan, zbulohet shkaku i vdekjes

Mjekët Arben Paralloi dhe Behar Gjevori, të cilët i abortuan fëmijën 34-vjeçares nga Elbasani janë lënë të lirë. Etleva Çullhaj ndërroi jetë pak orë pasi kreu abortin dhe për këtë ngjarje Policia e Elbasanit ngriti një hetim. Fillimisht u shoqëruan në komisariat dy mjekët të cilët kryen procedurat e abortit ndaj 34-vjeçares. Dyshimet e para lidheshin me mosdhënien e plotë të ndihmës mjekësore. Mirëpo ekspertiza mjeko-ligjore ka dal në një tjetër konkluzion.

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultatin se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e mpiksjes së gjakut. Nuk specifikohet më tej nëse kjo mpikse gjaku ka ardhur si pasojë e operacionit apo e neglizhencës që e reja i bëri ndihmës mjekësore, ku sipas spitalit, ajo nuk qendroi e shtruar po u largua për në shtëpi.

Nënë e dy fëmijëve, prej kohësh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i saj ka shkuar në Baldushk të Tiranës ku edhe banonojnë prindërit e saj, aty ku do t’i kryet përcjellja për në banesën e fundit. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se burri i 34-vjeçares ndodhet në një nga burgjet e Greqisë