... Nami.al

Kryeministri britanik gati të jap dorëheqje, orët e fundit të Starmer!

Gazeta britanike The Observer raportoi se Kryeministri Keir Starmer pritet të jap dorëheqjen të hënën dhe të paraqiste një afat kohor për largimin e tij.

Megjithatë, një burim qeveritar tha se Starmer mbetet i përqendruar te qeverisja dhe vazhdimi i punës së tij.

Kërcënimi ndaj pozicionit të Starmerit, i cili është rritur prej muajsh, u intensifikua ndjeshëm të premten kur rivali i tij, Andy Burnham, fitoi një vend në parlament, gjë që do t’i mundësonte të niste zyrtarisht një sfidë për udhëheqjen e partisë.

Raporti i Observer tha se Starmer po e diskutonte çështjen me gruan e tij në rezidencën e tij në Chequers përpara se të merrte një vendim përfundimtar, por figura të larta të Partisë Laburiste prisnin një deklaratë të qartë mbi të ardhmen e tij që të hënën.

Megjithatë, një burim qeveritar tha se Starmer mbeti i përqendruar në punën e tij dhe vuri në dukje deklaratat e mëparshme që ai ka bërë në lidhje me këtë.

Udhëheqësi britanik tha të premten se do të luftonte çdo sfidë ndaj udhëheqjes së tij dhe i kërkoi Partisë Laburiste të mos e shkatërronte veten me grindje të brendshme./TheObserver