... Nami.al

Aksident në rrugën Korçë-Devoll/ Vetura përplas biçikletën, plagoset drejtuesi!

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dishnicë.

Një mjet përplasi një person që po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës, pasi ka marrë dëmtime në kokë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.