... Nami.al

Zbardhen detaje nga tragjedia në Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave, tre të rinj në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit, te Rana e Hedhun.

Sipas informacioneve paraprake, pesë të rinj (shokë me njëri-tjetrin) shfrytëzuan një moment për t’u larë në det, pa e ditur se moti i keq do iu priste jetën në mes.

Edhe pse pritet një konfirmim zyrtar nga ana e Policisë, dyshohet se dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Bëhet fjalë për djem të moshës 20 deri në 25 vjeç, shtetas nga Kosova.

Mësohet se të rinjtë janë nxjerrë pa ndjenja nga deti, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën në spital.