... Nami.al

E rëndë në Shëngjin/ Pesë të rinj merren nga dallgët, njëri dyshohet se ka humbur jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bregdetin e Shëngjinit, ku pesë shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat detare, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.