...
Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael bllokon bulevardin.
Policia ka rrethuar me gardh metalik bulevardin para Kryeministrisë për arsye sigurie.
Ky rrethim bllokon mijëra qytetarë dhe aktivistë që do të protestojnë sërish sot në Tiranë në protestën e katërt kundër projektit që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.
Forca të shumta policie janë vendosur në terren, ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është instaluar një gardh metalik, teksa ndodhen edhe forca të shumta policore.
Kjo është protesta e katërt radhazi kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare deri në tërheqjen e planit të investimit.