...
Protesta e sotme në Bulevard është tensionuar, ndryshe nga tre protestat e mëparshme.
Kjo, pasi Policia këtë radhë kishte vendosur gardh metalik, tek ura e Lanës, për shkak të ndeshjes miqësore Shqipëri-Izrael.
Protestuesit arritën ta heqin gardhin metalik dhe tentuan t’i drejtohen Kryeministrisë.
Por policia u kundërpërgjigj me ujëhedhëse në drejtim të tyre.
Megjithatë Policia nuk i ka ndalur dot që të shkojnë tek Kryeministria.