...
Gjykata e Apelit nuk arriti dot që të jepte vendimin për procesin e vrasjes së nxënësit Martin Cani.
Pas nisjes së seancës ndaj të pandehurit Mario Përlleshaj, ajo u shty pa një verdikt.
Mësohet se shkak i shtyrjes së gjyqit ishte fakti se mungonte njëri nga anëtarët e trupës gjyqësore të Apelit.
Mungesa e tij e bëri të pamundur që vendimi të shpallej.
Ngjarja e rëndë që tronditi edhe opinionin publik duke shkaktuar valë protestash për gjendjen e sigurisë në shkolla, ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan.S.Noli” në Tiranë, më 18 nëntor 2024.
I pandehuri Përlleshaj, u dënua me 16 vite heqje lirie në 9 dhjetor të vitit 2025, për vrasjen e Martin Canit dhe tentativën e vrasjes ndaj shokut të tij, që mbeti i plagosur.