...
Sali Berisha para gazetarëve ka deklaruar sot se ka qenë dhe është dakord që në Zvërnec të investohet.
Ai tha se edhe para tre vitesh kur u njoftua se Jared Kushner do të investonte në vendin tonë, ai ka thënë ‘po’ sepse sipas tij, investitorët kishin paratë.
Berisha: Para tre vitesh, kur u tha se do vinte dhëndri i ish-presidentit Trump në atë kohë, unë kam thënë po. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond trilionësh dhe natyrisht paratë ishin. Arsyeja bazë pse kam thënë po ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë.
Me këtë unë nuk kisha dyshim se Rama po blinte influencë politike, por përsëri për mua interesi i vendit dilte mbi këtë. Investimi në Zvërnec është marrëdhënie private. Sa i përket atyre që qajnë për ishullin, janë hipokritë sepse Sazanin, në mënyrë absolute, ua kemi ofruar investitorëve edhe unë edhe Nano dhe nuk është investim i thjeshtë.
Asgjë nuk prishet aty, o miq, Çudia e Sazanit është kjo… është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia do ruhet, pra Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, dakord, tani ne mbështetëm investimin e huaj”, tha Berisha.
Lidhur me ndërtimin në një zonë të mbrojtur, Berisha tha se kjo ndodh kudo dhe se BE e ka përcaktuar me kritere. Po ashtu tha se Thethi dhe Valbona janë ndërtime në park kombëtar, e se kjo nuk dëmton por zhvillon zonën.
“Mund të zhvillohen ndërtime në zona të mbrojtura, BE ka përcaktuar standardet sesi zhvillohet zona e peizazhit. Në katër shkallë kalon. Doktrina nuk e përjashton. Atëherë mbetet të ndërtojmë vetëm në shkrepa dhe përroje. Por ne duhet t’i zhvillojmë në përshtatje të plotë me peizazhin. Thethi dhe Valbona janë në parqe kombëtare të dyja.