... Nami.al

Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë; projekti në Zvërnec nuk ndalet

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat sot në 3 qershor, ku foli për çështjen e Zvërnecit.

Rama tha se mbështet kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec.

“Dua të flas për blerjen e tokës në Zvërnec. E konsideroj pozitive që SPAK ka mbajtur të ngrira fondet, pa lënë të kalojnë tek shitësi, për të cilën ka një process hetimor. Kjo është positive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Unë mbështetes kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec. Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës, do të marrë paratë. Nëse nuk e ka, paratë do i ngelen shtetit dhe do përdoren për cilindo që do të provojë që pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”, tha Rama.

Duke komentuar protestat, edhe njëherë tha se është i vendosur që të vijojë projektin që ka nisur në Zvërnec. Tha se është i vendosur në “instikamin” që e ka vënë populli shqiptar.

“Ky është një film i vjetër, sepse këtu nuk ka asgjë të re. Asgjë nuk më lëviz mua nga instikami që ma kanë vendosur shqiptarët. Unë mëshiroj vullnetin e së paku 800 mijë shqiptarëve. Kush dëshiron të flas për faktin sesi rrezikohet mjedisi, mund të bisedojë me mua. Po rata që më shajnë mua nga njerëzit e shtëpisë, ata janë subjekt vetëm për Zotin, nuk janë subjekt për mua. Ata më ngjajnë mua me ata të Agimit të Artë, janë komplet të çartur. Kjo luftë do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon. Shqipëria do marrë atë që i takon, duke rritur ekonominë e vendit”, u shpreh Rama.