... Nami.al

Super surpriza e Megatek për festat, shpërblen me dhurata klientët e saj më besnikë

Në një atmosferë të ngrohtë festive, Megatek ka vijuar traditën e përvitshme me ceremoninë e vlerësimit të 10 klientëve më të mirë të vitit.

Kjo traditë e konsoliduar për kompaninë lider në fushën e produkteve, ka për qëllim të shpërblejë klientët më të angazhuar, të cilët kanë treguar besnikëri dhe kanë kontribuar në suksesin e saj.

Mes fituesve të shpallur dje, 7 prej tyre janë klientë të sektorit retail, ndërsa 3 të tjerë klientë online, çka dëshmon fuqinë dhe rritjen e platformës digjitale të kompanisë.

Çdo fitues u shpërblye me një vlerë prej 25,000 lekësh për blerje në Megatek, si shenjë mirënjohjeje për besimin e tyre. Këto shpërblime nuk janë thjesht një simbol i vlerësimit, por një nxitje për të vazhduar bashkëpunimin me Megatek, duke i dhënë rëndësi të veçantë përvojës së klientëve.

Përfaqësuesit e Megatek shprehën krenarinë e tyre për vijimin e kësaj tradite gjatë festave të fundvitit dhe theksuan se kjo nismë është një shembull i angazhimit të kompanisë ndaj klientëve të saj.

Një moment i veçantë në këtë ceremoni ishte përfshirja e klientëve nga platforma online, e cila ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Ky fakt reflekton suksesin e kompanisë Megatek në përshtatjen me trendet e reja të blerjeve digjitale, duke krijuar një përvojë praktike dhe të shpejtë për klientët.

Eventi i përvitshëm për vlerësimin e klientëve më të mirë është një dëshmi e fortë e angazhimit të Megatek për të ofruar më të mirën, jo vetëm përmes gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve, por edhe përmes aktiviteteve që vlerësojnë dhe motivojnë klientët e saj.

Përshkrimi i imazhit