... Nami.al

Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor të policisë dhe biznesmeni në Durrës! (Emrat)

Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.

Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.

Ndërkohë po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.

Kujtojmë se ditën e sotme u lëshua masë sigurie ndaj kreut të SHISH.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”.

Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës