...
Në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
Operacioni është ende në vijim dhe mësohet se hetimet për këtë fraksion të dosjes dolën pas këqyrjes së celularëve që iu sekuestruan Agasit në zyrë.
SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.