... Nami.al

Urdhëroi vrasjen e 23-vjeçares gjatë një transmetimi live në TikTok, arrestohet bosi i kartelit të drogës në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramon Angel Alvarez Ayala, një nga drejtuesit e kartelit të drogës Jalisco New Generation, i dyshuar si personi që urdhëroi vrasjen e influencueses 23-vjeçare Valeria Marquez, krim që tronditi opinionin publik në maj të vitit 2025.

Sipas hetimeve, motivi i dyshuar i vrasjes lidhet me faktin se Marquez ishte ndarë nga djali i tij, Francisco Alvarez. Autoritetet pretendojnë se i riu i kërkoi të atit të organizonte eliminimin e influencueses, pasi më herët ajo ishte kërcënuar vazhdimisht.

Fshirje. Larje. Asnjë kompromis. Miele rishkruan rregullat e pastrimit të shtëpisë

Valeria Marquez u vra brenda sallonit të saj të bukurisë në shtetin Jalisco, ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok. Sipas autoriteteve, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në ambientet e biznesit, e pyeti nëse ishte Valeria dhe më pas e qëlloi disa herë në gjoks dhe kokë. Kamera vijoi të regjistronte edhe momentet e fundit të ngjarjes, duke e bërë këtë një nga krimet më tëbujshme të vitit në Meksikë.

Përveç këtij rasti, Alvarez Ayala akuzohet edhe për urdhërimin e vrasjes së kryebashkiakut të Urapacanit, Carlos Manzo, gjatë një festivali të Ditës së të Vdekurve në nëntor 2025.

Ministri i Mbrojtjes Civile i Meksikës deklaroi se hetimet tregojnë se Ayala vendosi të organizonte vrasjen pasi mori një telefonatë nga djali i tij.

“Alvarez e kishte kërcënuar vazhdimisht dhe gjithçka tregon, gjë që do të provohet gjatë hetimeve, se djali i kërkoi babait të kryente vrasjen”, deklaroi ministri.

Arrestimi i Alvarez Ayala konsiderohet një hap i rëndësishëm në zbardhjen e plotë të vrasjes së influencueses 23-vjeçare, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.