...
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa qarqe priten reshje të dobëta dhe lokale.
Reshje të dobëta parashikohen në qarqet Elbasan dhe Korçë, ndërsa në Kukës, Dibër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët. Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje.
Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 38°C në zonat e ulëta.
Në bregdet: 22°C – 34°C
Në zonat e ulëta: 21°C – 38°C
Në zonat malore: 16°C – 33°C
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat bregdetare dhe malore priten intervale me forcim të erës, e cila përkohësisht mund të arrijë intensitet të fortë.