...
Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte i pranishëm gjatë një konflikti mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.
Blutë bëjnë me dije se rreth orës 20:00, Baftjar Vrapi 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i moshuari nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin e ndodhur mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.
Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në vendngjarje. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.