...
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë punën në shenjë revolte, duke kundrshtuar propozimin e PS për shkrirjen e saj si bashki dhe Bashkimin me Bashkinë e Kavajës.
Punonjësit thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS, ndërkohë kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete pasi rrezikon të humbë identitetin e saj.
“Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Sot kemi 1 Bashki me 43 mijë banorë, që janë kundër reforme. Bashkia Rrogozhinë nuk është krijim i Reformës së 2015 por ka 35 vite Bashki dhe ne jemi kundër bashkimit me Kavajën. Arbjan Mazniku nuk i ka të sakta të dhënat për Bashkinë e Rrogozhinës. Sipas censusit Bashkia e Rrogozhinë ishte vlerësuar si bashkia më e mirë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë reformë”, tha një punonjës.
Një punonjës tjetër i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Arbjan Mazniku të mos vendosin për zhdukjen e Rrogozhinës.
“Pavarësisht nga problemet e Bashkisë Rrogozhinë, kjo protestë organizohet vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve që e kryen vetë Bashkia Rrogozhinë. Bashkia e Kavajë nuk mund ta rregullojë Bashkinë e Rrogozhinës. I kërkoj Kryeministrit, presidentit të Republikës dhe Komisionit të Reformës Territoriale ta shikojnë me vëmendje Bashkinë Rrogozhinë si aset. Duhet të reagojnë të mos ja prishin qytetarinë Rrogozhinës”, tha ai.