...
Ka nisur protesta e 27-të radhazi kundër Qeverisë, ku qytetarët janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Ashtu si në protestat e mëparshme të “Revolucionit Flamingo”, pankartat kanë qenë një nga elementët më domethënës të tubimit, duke përcjellë mesazhe të forta politike dhe qytetare.
Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit spikatnin mesazhet:
“35 vite pushtet, 3 emra, 1 fat: Llogaridhënie.”
“Europa mbështet demokracinë, jo korrupsionin.”
“Shqipëria nuk është në shitje.”
“O Ramë, nuk shkohet në Europë si Putini dhe Xi.”
“Nuk ju mjaftuan 36 vite në kurrizin e shqiptarëve, zotërinj PUSHT-etarë?”
Protestuesit kanë akuzuar gjithashtu klasën politike, Kuvendin dhe institucionet e shtetit për mungesë përfaqësimi dhe për distancim nga problemet e qytetarëve.