... Nami.al

Marshim i dhunshëm, protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

Kaosi nuk ka të ndalur. Protestuesit marshojnë dhunshëm në rrugët e kryeqytetit.

Pasi i vunë flakën një kioske në rrugën e Elbasanit, ata sulmuan dhe thyen xhamat e degës së bankës BKT.

Ata arritën të hyjnë brenda bankës dhe prej andej nxorën dokumente dhe i flakën në rrugë.