... Nami.al

Tirana në kaos, protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë. Sulmohet edhe Ministria e Brendshme

Kaosi, dhuna dhe shkatërrimi nuk ka fund në Tiranë.

Protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe i kanë vënë zjarrin.

Protestuesit kanë mësyrë edhe drejt Ministrisë së Brendshme, të cilën e kanë sulmuar disa herë përgjatë këtyre 3 ditëve.

Protestuesit kanë sulmuar me sende të forta pjesën e hyrjes së godinës, teksa më pas ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës nga tarraca e godinës.

Për momentin protestuesit janë tërhequr, pa mundur të futen brenda ambienteve. Pjesa e fasadës është sulmuar dhe shkatërruar me gurë dhe sende të forta.