Teksa Shqipëria prej tre ditësh është nën pushtetin e të rinjve, të cilët kanë dalë në protesta masive, kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar për Reuters, se nuk do të japë dorëheqjen.
Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, cituar nga DW, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan DW në Facebook.
